Vela i Presidencës: BIA serbe ndaloi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufi

E publikuar: 01/05/2023 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se javën e kaluar Policia e Serbisë ndaloi dhe intervistoi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, teksa po kalonin transit në kufi.

Vela thotë se kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë, njofton Klankosova.tv.

“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjestarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin transit”, ka shkruar Vela.

“Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes”.

“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia e bën të kundërtën!”.