Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se në veturën e tij është gjetur një pajisje e dyshimtë.
Kajtazi ka bërë të ditur se pajisja e dyshimtë në është zbuluar gjatë një kontrolli në servis të veturës së tij.
“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afër rrotës”, ka thënë Kajtazi.
Ai ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar edhe në polici.
“Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, ka shkruar Kajtazi.