Pas humbjes së Shqipërisë ndaj Portugalisë, Vedat Bajrami, humoristi i njohur, ka shpërndarë një fotografi, në të cilën shihet ai bashkë me Shpend Ahmeti, kryetarin e Prishtinës, poshtë të cilës ka folur për dy ndeshjet, atë ndaj Portugalisë dhe atë ndaj Serbisë.
Vedati që ishte prezent në Elbasan Arena, pas mbylljes së ndeshjes dhe humbjes së kombëtares shqiptare ndaj Portugalisë, ka kthyer sytë kah përballja me Serbinë.
“Prej Portugalisë humbëm, po Serbinë do ta shkatërrojmë”, shkroi në Facebook humoristi.
Shqipëria pret Serbinë më 8 tetor në Elbasan Arena.