Vedat Muriqi ka shkruar histori te Mallorca, duke thyer rekordin e Samuel Eto’o për numrin më të madh të golave të shënuar brenda një sezoni në La Liga. Muriqi ka arritur të shënojë 18 gola, duke e kaluar Eto’o-n që kishte 17 gola.
Megjithatë, rekordi historik i golave për një sezon në Mallorcan mbetet i Dani Guiza me 27 gola, një shifër që ende sfidon çdo sulmues të skuadrës, transmeton KosovaPress.
Në ndeshjen e javës së 27-të, Muriqi ishte sërish protagonist kundër Osasunës ,ku shënoi dy gola në ndeshjen të cilën ishullorët synonin pikë në luftën për mbijetesë në La Liga.


















