Federata e Futbollit të Zvicrës ka marrë vendim që sulmuesi i Basel, Shkëlzen Gashi të dënohet vetëm me tre ndeshje moslojë, pas grushtit që dha në ndeshjen ndaj Zurich.
Futbollisti shqiptar goditi me grusht mbrojtësin e Zurich, Avi Rika, pasi ky i fundit ndërhyri tek Gashi. Edhe pse tanimë Baseli është gati të shpallet kampion, Gashi nuk do luaj ndaj Sion, Luzern dhe Vaduzit. Ai ka shënuar gjithsej 21 gola në kampionatin zviceran dhe njëkohësisht është golashënuesi më i mirë në këtë kampionat./veqsport.com/