Veç në vitin 2014, donatorët ia dhanë Kosovës 212 milionë euro

E publikuar: 26/10/2015 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

212 milion euro është bilanci i shumës që donatorët kanë dhënë përmes projekteve në Kosovë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten dhënësit më të mëdhenj të donacioneve për Kosovën.
Në takimin e sotëm të forumit më të lartë organizuar nga Ministria për Integrim, u tha ndër të tjera se mbështetja është bërë në sektor për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, në arsim, kulturë, rini, etj.

Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa, tha se falë donatorëve Kosova ka bërë progres këtyre viteve të fundit.