I vë Zjarrin Makinës në Parking

E publikuar: 26/03/2018 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar në Prizren për zjarrvënie të një makine e cila ndodhej në parking.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por viktima ka arritur që vetë ta lokalizojë e ta fikë zjarrin.

Sipas raportit të policisë dëmet nga zjarri në veturë janë të konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Kallxo.com/