Vdes vëllai i Nasim Haradinajt

E publikuar: 02/03/2023 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur Agron Haradinaj, vëllai i Nasim Haradinajt.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit! Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit”, ka shkruar Haradinaj.

Nasim Haradinaj është i dënuar nga Gjykata Speciale me 4 vjet e tre muaj burgim, dhe po mbahet në Hagë.

Mbetet të shihet nëse Gjykata Speciale do t’ia lejojë ardhjen në Kosovë.