Lajm i trishtë/ Vdes Shqiponja Isufi, Dr ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër

E publikuar: 27/09/2022 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja Isufi nga Zvicra dhe Gjilani me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e hershme dhe të papritur të bijës së tyre, pedagoges së ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër.

Shqiponja Isufi, e lindur në vitin 1981, ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe pedagoge e ekonomisë si dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë.

Shqiptarët e Zvicrës humbën njërën nga pjesëtaret më të shquara të komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë!

Shqiponja Isufi kishte ardhur në Zvicër si vajzë 9 vjeçe nga Gjilani për t`’u bashkuar prindërve, të cilët para kësaj kishin ikur nga Kosova si të përndjekur politikë.

Shqiponja ka qenë 4 vjetët e fundit partnere në Grant Thornto, njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë në Zvicër.

Ajo kishte punuar në selinë kryesore të KPMG në Cyrih, ndërmarrje e madhe globale për kontabilitet dhe konsulencë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit. Vetëm në Zvicër KMMG ka mbi 1800 punonjës. Aty Shqiponja bënte bilancet vjetore të koncerneve që kanë miliarda në pronësi.

Data dhe vendi i varrimit do të bëhen të ditura me kohë.

https://www.grantthornton.ch/en/meet-our-people/Shqiponja-Isufi/