Një rojë në Malishevë është gjetur i alivanosur në vendin e punës, ku në vend ngjarje kanë dal njësiti policor dhe ekipi i emergjencës.
Vdekja e tij u konstatua nga mjeku kujdestar.
Rasti mbetet në hetime.
“Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

















