Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij në rastin e vdekjes së rapsodit shqiptar, Hashim Shala.
Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se rapsodët ishin rrëfyesit më të mirë të historisë e krenarisë shqiptare.
“Shqiptarëve iu ka pri kënga nëpër kohë të vështira, kurse rapsodët ishin rrëfyesit më të mirë të historisë e krenarisë sonë. Rapsodi Hashim Shala, ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Krenarë që e patëm, pikëllues lajmi që e humbëm. Ngushëllime familjes, miqve e adhuruesve të shumtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sot, në moshën 85-vjeçare, ka ndërruar jetë Hashim Shala, kultivuesi i folklorit shqiptar.