Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it i cili u gjet pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i tha Gazetës Express se disa pjesëtarë të KFOR-it e ndërprenë reanimimin për shkak se ai s’pati shenja jete.
“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete”, tha Veseli.
Trupi i pajetë i pjesëtarit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë është transportuar me helikopter të KFOR-it, njofton zëdhënësi.
“Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, shtoi Veseli.