Në Gjilan sot ka ndodhur një therrje me thikë, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në përgjigjen e dhënë nga Polciia e Kosovës për Infosot.com, deklarojnë se një person I moshës madhore ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga therrja me thikë. Ndërsa, PK ka arrestuar një person I cili dyshohet ta ketë kryer vrasjen.
“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kan dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e Viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar për Infosot.com se ende nuk dihen motivet që kanë shtyrë dorasin për ta kryer këtë vepër të rëndë.
“Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kan qu në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë jan duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit.” përfundon Hashani. /Infosot.com/


















