Vdes personi që mbeti i bllokuar në makinën që mori flakë në aksidentin në Klinë – 64-vjeçar

E publikuar: 03/08/2024 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku në Preqevë të Klinës, mes një veture dhe një kombibusi, të cilët janë përfshirë nga flakët.

Viktima është rreth 64-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe një person ka mbetur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi për media.