Vdes personi që gjendej në veturën e përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

E publikuar: 07/02/2022 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë një person në automjetin e përfshirë nga zjarri në hapsirën e një pike karburanti më fshatin Babush.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se një person ka humbur jetën që ishte në automjet, teksa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore.

“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka.

Për pasoje një person ka hunbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesorë”, tha Veseli.

Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet.