Një person ka vdekur në fshatin Lisock të Kamenicës, pasi ka marrë lëndime përderisa ishte duke prerë dru në pyll.
Sipas Policisë, një lis e ka zënë viktimën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.


















