V’des një punëtor dhe një tjetër lëndohet pas rrëzimit të autovinçit në Ferizaj

E publikuar: 27/07/2025 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar pas rrëzimit të autovinçit në Ferizaj, njoftoi Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur të shtunën, më 26 korrik, rreth orës 11:45 derisa të dy ishin duke punuar.

“Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”.

Ky rast po hetohet nga autoritetet.