Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Poqest të Pejës.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Poqest të Pejës. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.”
Më tej, ai tha se njësitet përkatëse të policisë janë në vend të ngjarjes, të cilët po i hetojnë shkaqet e vetaksidentit.


















