Vdes një person pasi bie nga ndërtesa në Fushë Kosovë

E publikuar: 24/05/2018 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë pasi ka rënë nga një objekt në të cilin ishte duke punuar.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 7:30 kemi marre informacionin se në Fushë Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Borovci.

“Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka inicuar një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, tha Agron Borovci.