Ka vdekur edhe një person i prekur me koronavirus.
Bëhet fjalë për Ajfer Fetahun nga Podujeva, identitetin e të cilit e ka bërë të ditur UD.i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari.
Rudari ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit të cilin e kishte edhe fqinj dhe mik derisa ka bërë apel tek qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat./kp/
Njoftimi i plotë:
U pikëllova shumë me lajmin që mora sot, për shkuarjen e hershme e të papritur në amshim të shokut tim të gjeneratës, fqiut tim të mirë, Ajfer Fetahu, i cili kishte kohë për të gjithë dhe ishte i dashur për të gjithë.
Që nga ditët e para të angazhimeve te rezistences ndaj regjimit pushtues serb, Ajferi ishte i angazhuar pothuajse në secilin proces, ndaj dhimbja për ndarjen nga jeta është shumë e madhe.
Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.
Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahu dhe bashkëndjej me ta.
Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë!
I përjetshëm kujtimi për Ajferin
Edhe në këto momente dhimbje u bëj thirrje qytetarëve t’u përmbahen udhëzimeve të IKShPK-së dhe ta japin kontributin në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të familjeve!