Vdes një person në një autobus urban në Prishtinë

E publikuar: 17/12/2023 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka mbetur pa shenja jete në një autobus urban në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Agron Çitaku, i cili tha se personi është dërguar në QKUK pa shenja jete.

Tutje, ai bëri të ditur se trupi i tij tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.