Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme si pasojë e një aksidenti, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 43 aksidente, një prej të cilëve me fatalitet dhe 14 të tjerë me të lënduar.
Nga aksidentet e djeshme, 28 janë vetëm me dëme materiale.
Për shkeljet e ndryshme të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar 1 mijë e 252 gjoba.
Për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 38 persona si të dyshuar, 14 janë në mbajtje, derisa 3 në vuajtje të dënimit.