Një person ka raportuar në polici se pasi e ka dërguar bashkëshorten e tij për në repartin e gjinekologjisë në QKUK, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.
Policia ka raportuar se rasti ka ndodhur ditën e djeshme dhe është cilësuar rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Një burrë ka raportuar se pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Lidhur me këtë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.”


















