Vdes një 81 vjeçar në Kaçanik, iu keqësua gjendja gjatë votimit

E publikuar: 14/02/2021 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 81 vjeçar ka vdekur pas votimit në një qendër të votimit në fshatin Biqec të Kaçanikut.

Policia e rajonit të Ferizajt ka bërë të ditur se të njëjtit i është keqësuar gjendja pas votimit dhe pastaj është dërguar me emergjencë në spitalin e Kaçanikut ku më pas edhe ka vdekur.

“Deri tash krejt çka kemi informata është se pas votimit i është keqësuar gjendja, është dërguar me emergjencë në spital dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi.