Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shkodër

E publikuar: 04/12/2024 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamje nga Report TV.

Një person i moshës 80-vjeçare ka humbur jetën, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një banesë në fshatin Shtoj i Vjetër, në Shkodër.

Report Tv ka raportuar se i moshuari ka mbetur i bllokuar brenda në banesën që po digjej, ku jetonte i vetëm.

Tutje, bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po përgjigjen ta shuajnë zjarrin.