Një 71-vjeçar nga komuna e Prizrenit ka vdekur nga COVID-19, bën të ditur QKUK përmes faqes në Facebook.
“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Derisa në Infektivë janë të hospitalizuar 32 persona, me dy prej tyre në gjendje kritike, transmeton KOHA.
Tutje bëhet e ditur se 18 raste janë në gjendje stabile, kurse 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thotë QKUK.
Numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë shkon në 32.