Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë. duke e çuar në 59 numrin e të vdekurve.
Kjo është bërë e ditur nga vëllai i viktimës, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtori i Institutit “Epik” Demush Shasha, tha se vëllai i tij ka vdekur sot në moshën 38-vjeçare.
“Vëllai im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndërroi jetë. Për shkak rrethanave lus për mirëkuptim familjen dhe miqtë. Varrimi do të jetë privat”, thuhet në njoftimin e tij.
Shasha dje kishte treguar për situatën me të cilën ballafaqohej i vëllai.
“Në shtrat lidhur për oksigjen e nxjerrim vëllaun nga autoambulanca dhe me forcë shtymë në përpjetën e lehtë për të hyrë në Infektivë”, kështu kishte filluar shkrimin vëllai i të ndjerit.