Vdes nëna e kryeministrit britanik

E publikuar: 14/09/2021 08:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e Boris Johnson ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.

Charlotte Johnson Wahl, një piktore, vdiq ‘papritur dhe paqësisht’ në një spital në Londër, sipas The Daily Telegraph.

Kryeministri britanik dikur e përshkroi nënën e tij si ‘autoriteti suprem’ në familje dhe e çmonte atë që futi tek ai vlerën e barabartë të çdo jete njerëzore.