Vdes në spitalin e Prizrenit punëtori që u lëndua në korrik në vendin e punës

E publikuar: 23/11/2025 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë ka ndërruar jetë të shtunën në spitalin e Prizrenit.

I njëjti ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar në vendin e punës më 7 korrik.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

“ASGJËSIMI, DËMTIMI, OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS- Prizren / 07.07.2025 – 12:40. Viktima mashkull shtetas shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në spital për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me 22.11.2025 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”