Vdes në QKUK pas lëndimeve, hetohen rrethanat e paqarta

E publikuar: 02/08/2025 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i dyshuar për vdekje jo të natyrshme është raportuar nga autoritetet në fshatin Karaçë të komunës së Vushtrrisë.

Viktima, një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që nga data 19 korrik, ka ndërruar jetë më 1 gusht, si pasojë e lëndimeve të pësuara në rrethana ende të paqarta.

Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me urdhër të prokurorit të rastit, në mënyrë që të saktësohen shkaqet e vdekjes.

Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat që kanë çuar në vdekjen e viktimës.