Vdes në moshë të re infermierja nga Suhareka

E publikuar: 14/11/2023 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kancerit, infermierja Fitore Zenelaj ka vdekur pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Siç kanë njoftuar familjarët e saj, Zenelaj vdiq gjatë trajtimit në Francë.

Pak ditë më parë ajo njoftoi për betejën e re me kancerin.

Ajo ka lënë pas bashkëshortin dhe tri vajza.