Ka vdekur në moshë të re Dren Ferataj, anëtar i stafit të FC Prishtina, njëherësh IT i grupit.
Në një telegram ngushëllimi, skuadra prishtinase thotë se Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin.
“Me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm, ai la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë. Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferataj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur. Qoftë i paharruar kujtimi i tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Është bërë e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit.



















