Vdes në fushë futbollisti me origjinë shqiptare

E publikuar: 02/02/2022 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti me origjinë shqiptare Aleksandros Lambis ka vdekur në fushën e lojës. Ngjarja tragjike ka ndodhur në ndeshjen e ligës së tretë mes Ilioupolit dhe Ermionidës.

22-vjeçari Lambis, në minutën e 5-të, papritur është rrëzuar në fushë dhe ka humbur ndjenjat.
Mjekët vrapuan për të dhënë ndihmën e parë por nuk mund të bënin asgjë, pasi ai kishte nevojë për shërbim të specializuar dhe për mjete të posaçme, shkruan abcnews.al.

Dyshohet se futbollisti kishte pësuar një arrest kardiak, pasi mjekët e ekipeve, pasi kishin telefonuar ambulancën, i kishin kërkuar të merrnin me vete një defibrilator.

Në momentin tragjik në stadiumin ku po luhej ndeshja, nuk ndodhej asnjë autoambulancë.
Sipas raportimit të abcnews.al, ambulanca ka ardhur me vonesë në stadium.