Vdes në ditën e parë të punës

E publikuar: 28/02/2016 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një oficere e policisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është qëlluar për vdekje në ditën e parë të punës. Sipas raportimeve, oficerja e re i ishte përgjigjur një emergjence në Lake Ridge, ku një person, emri i të cilit nuk është bërë publik, mësohet se kishte qëlluar për vdekje gruan e tij. Më pas ky i fundit, hapi zjarr ndaj forcave policore, duke plagosur oficeren Giundon dhe dy kolegët e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Virxhinia, ku 29 vjeçarja Ashley Giundon, humbi jetën.

Giundon ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e dy policëve të tjerë.

Zyrtarët e Policisë së Prince William County, kanë konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe do të përgjigjet përpara trupit gjykues për krimet e tij.

Ata gjithashtu shprehën ngushëllimet e tyre për Ashley Giundon. Qindra makina policie u vendosën përpara spitalit ku ajo ndërroi jetë, në shenjë respekti.