Vdes legjenda e Milanit, Cesare Maldini

03.04.2016 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Futbolli italian humbet një nga emrat më të mëdhenj. Bëhet fjalë për Cesare Maldinin, babain e mbrojtësit Paolo Maldini dhe një nga lojtarët më të mirë të futbollit në Gadishullin Apenin. Ai mbylli sytë në moshën 84 vjeçare, por la një trashëgimi të pasur me një Kupë Kampionesh dhe 4 tituj të fituar me fanellën e Milanit. Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e dha familja. Cesare Maldini ka qenë gjithashtu edhe ish trajneri i Italisë së Botërorit 1982 përkrah Enzo Bearzot ndërsa me Kombëtaren e Italisë U-21 ka fituar tre tituj europianë si trajner. Maldini drejtoi gjiothashtu edhe Kombëtaren e Parë në periudhën 1996-1998 por pa arritur suksese të rëndësishme. Ai lindi në Trieste në vitin 1932 dhe debutoi në moshën 21-vjeçare me fanellën e Triestinas. Në vitin 1954 u transferua te Milani duke u bërë lojtari i parë italian që arriti të ngrinte në qiell Kupën e Kampioneve. Ishte viti 1963 kur në Londër, kuqezinjtë mundën në finale Benficën e Eusebios me rezultatin 2-1. Karrierën e tij si futbollist e mbylli me skuadrën e Torinos në vitin 1967.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)