Ka vdekur sot legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona.
60 vjeçari raportohet se ka vdekur sot në një spital pasi përjetoi një tjetër sulm në tru.
Vetëm javën e kaluar Maradona ishte liruar nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni në trurin e tij dhe mjeku i tij personal kishte deklaruar se gjendja e tij shëndetësore po stabilizohet.