Sen. Jim Inhofe, (AP Photo/Patrick Semans)
Ish-senatori amerikan Jim Inhofe, një ish-kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një nga mohuesit më të zëshëm të ndryshimeve klimatike në Senatin amerikan, ka vdekur, njoftoi të martën Lideri i Pakicës në Senat, Mitch McConnell.
Përndryshe Jim Inhofe ishte një mbështetës i çështjes së Kosovës për liri e pavarësi.
Inhofe, 89 vjeç, shërbeu në Senatin amerikan nga viti 1994 deri kur u tërhoq në vitin 2023, ka raportuar CNN, transmeton Gazeta Express.
Ai shërbeu si republikani kryesor në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit në vitet e tij të fundit në Senat.
Ai kishte një karrierë politike 55-vjeçare dhe njiher pë rolin e tij shumë të rëndësishëm.