Edhe një person i prekur me Covid-19 ka vdekur gjatë ditës së sotme.
Viktima është Q.K nga Komuna e Suharekës, e cila ishte hospitalizuar më 30 korrik në Spitalin e Prizrenit.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ky është postimi i saj i plotë:
“Sapo u informova nga qendra operative emergjente nga spitali i Prizrenit dhe me shume keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetare nga komuna e Therandës e humb betejen me #COVID19, Q.K (1950) e testuar pozitiv me 30 korrik dhe e hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Numri i viktimave nga ky virus i mshefte arrin në 6 (gjashtë) në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka shkruar ajo.