Vdes edhe e dyshuara për vrasjen në Podujevë

E publikuar: 23/03/2026 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur edhe 31 vjeçarja e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, të cilën Ardita e qëlloi me armë zjarri të dielën.

I vdekur në këtë rast tragjik ka mbetur edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi.