Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e rënies nga traktori të cilin ishte duke e vozitur një i afërm i saj.
Vajza kishte pësuar dëmtime të rënda trupore dhe si pasojë e kësaj ajo ka ndërruar jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Raportohet se i dyshuari mashkull duke drejtuar traktorin e tij ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Rasti në procedurë.