Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke e pastruar mjetin bujqësor, kombajin.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e kontaktit me energji elektrike në aparatin e larjes.
“Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në emergjencën e spitalit në Gjakovë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për varrim”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com