Vdes babai i Hysni Gucatit

E publikuar: 27/05/2022 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë babai i Hysni Gucatit, Avdullahu.Këtë e ka bërë të ditur djali i kreut të OVL-së, Musli Gucati.“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë.

Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Musli Gucati.Kujtojmë se para disa ditësh Hysni Gucati ishte për vizitë tek babai i tij në Kosovë që atë kohë ishte i sëmurë rëndë.Menjëherë pas disa ditësh, Hysni Gucati u dënua me katër vite e gjysmë burg nga Gjykata Speciale.