Aktori, që luajti Freddy Hayes në dramën politike të Netflix besohet se vuante nga kanceri në mushkëri, thuhet sipas TMZ.
Cathey vdiq në Nju Jork i rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tij.

Ylli i lindur në Alabama njihej më së miri për rolin e tij si Freddy në House of Cards, transmeton Gazeta Express.
Netflix tha në një deklaratë: “Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë të House of Cards, Reg E. Cathey”.

Reg njihej gjithashtu edhe për rolin e tij në 23 episodet e “The Wire” si Norman Wilson, një këshilltar i Thomas Carcetti.

















