Vdes 83-vjeçarja në Kamenicë, dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni

E publikuar: 09/01/2023 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 83-vjeçare ka vdekur në fshatin Kopernicë të Kamenicës, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili nuk ka pasur mbrojtje.

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe rasti është iniciuar si “Vdekje aksidentale”.

Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonisë mortore.

Komunikata e plotë e Policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës.

Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë.

Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.