Një 31-vjeçar ka humbur jetën sot tragjikisht pasi nuk ka mund t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e rënies së një trungu druri në një zonë të Gollakut.
Enis Pllana nga policia rajonale për Prishtinë ka konfirmuar për KosovaPress, se ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e pasdites.
“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë, dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri. Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Pllana.
Njësitet policore në koordinim me prokurorinë po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.


















