Ka ndërruar jetë personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi, për media.
Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.
“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur.” – tha shkurt Baliqi.
Kujtojmë se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë.


















