​Vdekje e mistershme e një foshnje 9 muajshe, dërgohet në Mjekësinë Ligjore

E publikuar: 12/07/2025 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i rëndë është regjistruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një fëmijë 9 muajsh ka ndërruar jetë, ndërsa rrethanat mbeten të paqarta.

Sipas policisë, më 29 qershor 2025, fëmija ishte dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Pas trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai ishte transferuar në QKUK në Prishtinë, ku më datë 11 korrik 2025 ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet janë në pritje të rezultateve nga IML.