
Një 26-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në lagjen Lakrishte të Prishtinës.
Rastin për Ekonomia Onnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi ajo.
Ahmeti deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e nevojshme mbi rrethanat e kësaj tragjedie.