Në mesditën e së martës ka vdekur një person në Prishtinë. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë nga Policia e Kosovës.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policorë.