Një rast me elemente të vdekjes së dyshimtë ka nisur të hetohet nga Policia e Kosovës në Mitrovicë.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, rasti është raportuar në Polici sot orës rreth 13:00 sot nga familjarët e viktimës, në Zhabar.
Për të hetuar rastin, në vendin e ngjarjes janë paraqitur edhe ekipet mjekësore, ku u konstatua se viktima F.P rreth 53 vjeçar ishte pa shenja jete.
Sipas rrethanave dhe hetimeve të para dyshohet se viktima të jetë varur në litar. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.
Kufoma e viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë. /KosovaPress/